U desh nderhyrja e gjithe skuadres qe te mbante zemerimin dhe terbimin e Erling Haaland pas ndeshjes se barazuar ndaj Tottenham 3-3. Sulmi i norvegjezit kishte nje objektiv, arbitri Hooper qe ne fund te ndeshjes beri nje gafe teper te madhe. Haaland u duk si Drogba pas ndeshjes Chelsea-Barcelona te Champions League…
Pep Guardiola pas ndeshjes u mundua te ulte tonet: “Me shtroni pyetje tjetër. Nuk do të bëj një koment sic tha dikur Mikel Arteta. Është e vështirë kur rishikon imazhin, arbitri vendos të fryjë bilbilin pasi ai ka thënë tashmë të luhet dhe vazhdoje aksioni. Pas pasimit te Grealish, degjohet bilbili, ndaj nuk e kuptoj këtë veprim”.
Reagimi i Haaland ka vazhduar edhe ne rrjetet sociale teksa ka hedhur videon e aksionit qe u ndal nga arbitri me Grealish qe u nis i vetem perballe portierit Vicario por u ndal pasi degjoi bilbilin e kryesorit qe fillimisht lejoi avantazhin duke treguar sinjalin me dore per vazhdim dhe me pas vendosi te ndryshonte mendje… Haaland ka shkruar vetem njw WTF.