BotaLajme

Afrimi i festave, ceremoni madhështore në tregjet e Krishtlindjeve në Gjermani

Në Gjermani, zhvillohen çdo vit rreth 2500 tregje festive.

Tradita e do që vizitorët e tij të provojnë medoemos verën e zierë me erëza, si dhe ëmbëlsirat e biskotat tradicionale si “Dresden Christstollen” dhe “Striezel”. Tradicionalisht, Christkindlesmarkt i Nurembergut hapet të premten e fundjavës së adventit të parë, fillimit të festimeve të Krishtlindjes.

Ceremonia e hapjes është diçka e madhështore, me një të ri të veshur si Krishti fëmijë “Christkind”, dhuruesi tradicional gjerman i Krishtlindjeve, duke mbajtur një fjalim. Tregu festiv i Nurembergut është një nga më të mëdhenjtë dhe më të njohura të Gjermanisë.

Një nga tregjet e tjera më të njohura të Krishtlindjeve të Gjermanisë zhvillohet në sheshin e Katedrales së famshme të Këlnit çdo dimër. Me më shumë se 4 milionë vizitorë në vit, ai është një nga tregjet e para të Krishtlindjeve. Shumë mallra këtu janë të certifikuara si mallra të tregtuara në mënyrë korrekte dhe konform ruajtjes së mjedisit. Në kryeqytetin Berlin sakaq, ka rreth 80 tregje Krishtlindjesh.

Më interesanti konsiderohet ai përballë bashkisë së qytetit. Mjaft e veçante është dhe tradita 400-vjeçare që ofron Tregu i Krishtlindjeve në Lübeck, i vendosur në mes të ndërtesave historike të qytetit të vjetër, i cili ka statusin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Këtu, vizitorët mund të mësojnë çdo gjë rreth prodhimit të marzipanit, një industri kjo për të cilën qyteti është i famshëm.

Show More

Related Articles

Back to top button