Lideri i partisë politike Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari konfirmoi se do të marrë pjesë në takimin e liderëve i cili është caktuar për sot. Se çfarë qëndrime dhe kërkesa do të paraqesë, ai theksoi edhe terminin e mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme të cilat janë të pranueshme për ta.
“Për ASH termine të pranueshme për mbajtjen e zgjedhjeve janë fundi i prillit ose fillimi i majit të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale. Në këtë takim pres që do ta sinkronizojmë”, tha Arben Taravari pas ngjarjes lidhur me ditën e personave me nevoja të veçanta dhe theksoi se pas kësaj do të niset për në Shkup në takim.
Rreth pyetjes për heqjen e Qeverisë teknike, sipas tij, tani nuk është momenti për këtë, sepse, siç tha për diçka të tillë edhe si temë është dashur të bisedohet para një viti, ndërsa jo tani para zgjedhjeve.+
Taravari, edhe njëherë konfirmoi se në zgjedhjet e ardhshme, planifikohet që partia e tij të marrë pjesë e pavarur dhe me kandidatët e tyre, por siç theksoi, vendimin përfundimtar duhet ta sjellë Kuvendi qendror, këto ditë.