LajmeMaqedoni

BFI ankohet se Myftiu i Tetovës Nesimi edhe pse i shkarkuar nuk po e lëshon Myftininë e Tetovës

Reagim nga Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut:

Demant ndaj pretendimeve të ish Muftiut të Tetovës lidhur me vakëfet.

Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, si organ më i lartë vendimmarrës, informon opinionin se me datë 08.11.2023 Rijaseti i BFI e RMV-së me vendim unanim vendosi të shkarkojë Qani Nesimin nga pozita e muftiut të Muftinisë së BFI të Tetovës. I njëjti vazhdon që në mënyrë të dhunshme dhe me grupe të armatosura ta mbajë të uzurpuar institucionin e Muftinisë së Tetovës.

Qani Nesimi edhe pse i shkarkuar nga Rijaseti i BFI e RMV-së, të cilin ai nuk e njeh si organ legjitim, i njëjti me datë 21.11.2023 me nr. 284/23 i drejtohet Rijasetit të BFI e RMV-së duke kërkuar të holla në vlerë prej 200.000 € (dyqind mijë euro) që të marrë pjesë në ankandin publik për blerjen e godinës (gati të demoluar) së pavlerë e cila është e ndërtuar në pronën e vakëfit. Kujtojmë se subjekti i vetëm juridik përgjegjës për vakëfin është Rijaseti i BFI e RMV-së.

Lidhur me pretendimet e ish muftiut të Tetovës për medresenë Sinanije, Bashkësia Fetare Islame në asnjë mënyrë nuk lejon që paratë e tubuara nga besimtarët në emër të medresesë Isa Beu dhe paraleleve të saja, të harxhohen për blerjen e një godine të pavlerë e cila edhe ashtu është e ndërtuar në pronën e vakëfit. Blerja e këtij objekti do ishte një skandal financiarë!

Bashkësia Fetare Islame informon opinionin e gjerë se ish muftiu i Tetovës Qani Nesimi mban përgjegjësi për humbjen e pronës së vakëfit në fsh. Bogovinë si dhe më e rëndësishmja ka humbur një pjesë të madhe të kompleksit Arabati Baba Teqe në Tetovë (e gjithë kjo vërtetohet nga fletëpronësia e kadastrës së RMV-së dhe vendimi i fundit gjyqësorë mbi Arabatin ku janë humbur mbi 12.000 m2). Të gjithë këto veprime i ka bërë pa lejen dhe pa konsultuar Rijasetin e BFI e RMV-së.

Prandaj obligohemi që të informojmë opinionin e gjerë se shkaktari kryesor dhe i vetëm i keqmenaxhimit dhe humbjes së pronave të vakëfit të Muftinisë së Tetovës është Qani Nesimi. Andaj, ne si BFI jemi krenarë që parandaluam tentimin e ish muftiut Qani Nesimi për keqpërdorim të vakëfit në Tetovë dhe implikime të panevojshme financiare.
Ç’do mbledhje e Muftinisë së Tetovës, e thirrur nga muftiu i shkarkuar Qani Nesimi dhe pa leje të Rijasetit është jolegjitime dhe e pavlefshme.

Ps:Më poshtë si argument i asaj që u tha më lartë ju paraqesim vendimin e Gjykatës së Apelit dhe fletëpronësitë nga kadastra e RMV-së, që konfirmojnë humbjen e 5 objekteve dhe mbi 12 000 metra katrorë në kompleksin Arabati Baba Teqe”, thuhet në reagimin e BFI-së.

Show More

Related Articles

Back to top button