Çmimet e shitjeve me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, nga mesnata lirohen për një denarë, kurse EURODIZEL (D-E V) dhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëri për 0,50 denarë në litër, njoftoi Komisioni rregullator për energjetikë.
Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të jetë 78,50 denarë, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 80,50, EURODIZEL (D-E V) për 76,00, kurse Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) nga 75,00 denarë për litër.
Ulet edhe çmimi i shitjeve me pakicë të Mazutit M-1 NS.
Për 0.431 denarë lirohet Mazuti M-1 NS dhe një kilogram do të kushtojë 42,086 denarë.