Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Në një postim në rrjetin social “X”, Osmani ka shkruar se me Von der Leyen ka diskutuar për mundësitë e përafrimit të Kosovës me Bashkimin Europian.
Gjithmonë një kënaqësi e madhe për t’u takuar me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe të diskutojmë se si mund ta afrojmë Republikën e Kosovës me BE-në”, shkruan Osmani.