Përshkallëzohen përplasjet detare në lindjen e mesme të lidhura me konfliktin Izrael-Hamas. Luftanijet amerikane rrëzuan tre dronë, pasi 3 anije tregtare u vunë në shënjestër të zjarrit në Detin e kuq. Siç bëri të ditur ushtria amerikane, bombarduesja USS Carney i erdhi në ndihmë anijeve që kishin lidhje me 14 vende përfshirë Britaninë e Madhe ditën e diele, pasi ato u vunë nën rrezen e sulmit, nga zona të Jemenit, që janë nën kontrollin e rebelëve të mbështetur nga Irani, Huthi.
Dy nga anijet u goditën nga raketat por nuk u raportuan viktima. Një zëdhënës i Lëvizjes Huthi mori përsipër autorësinë, me pretendimin se kishte sulmuar anije të Izraelit, por i fundit mohoi lidhjet me mjetet lundruese.
“Forcat e armatosura të Jemenit, me ndihmën e Zotit, ndërmorën një operacionin kundër dy anijeve izraelite në ngushticën e Bab el-Mandeb. Ne do të vazhdojmë të pengojmë anijet izraelite të lundrojnë në Detin e Kuq dhe atë arab, deri sa Izraeli t’i japë fund agresionit në Gaza”, tha zëdhënësi i relebelëve Houthi, Yahya Sarea.
Komanda qendrore amerikane, pjesë e ushtrisë së SHBA që mbikëqyr operacionet në lindjen e Mesme tha të dielën se luftanija USS Carney kishte zbuluar një raketë balistike pranë Unity Explorer, një anije mallrash në pronësitë Britanisë së madhe. Më vonë kishte rrëzuar një dron që po I drejtohej vetë luftanijes, edhe pse tha se nuk ishte e qartë nëse ajo ishte objektivi.
Teksa i përgjigjej thirrjes për ndihmë nga Unity Explorer, luftanija amerikane dalloi dhe rrëzoi një tjetër dron. Më vonë dy anije të tjera, me flamur të Panamasë, u goditën nga raketat. Ndërsa u nis për të ndihmuar anijen e dytë, USS Carney rrëzoi një dron të tretë.
Komanda qendrore amerikane tha se sulmet kishin vënë në rrezik ekuipazhet shumëkombëshe të mjeteve lundruese dhe përfaqësonin një kërcënim direkt ndaj sigurisë detare.