BotaLajme

Sulmi i përgjakshëm në Paris, autori pranon krimin: Reagim ndaj persekutimit të myslimanëve nëpër botë

Autori i sulmit me thikë që vrau një turist gjerman pranë Kullës Eifel të shtunën ka pranuar krimin, duke treguar se veproi i vetëm.

Gjatë ndalimit të tij, 26-vjeçari franko-iranian e justifikoi aktin e tij si një “reagim ndaj persekutimit të myslimanëve në mbarë botën”, ndërsa gjatë rrëfimit ishte shumë i ftohtë.

Autori, Armand Rajabour-Miyadoab, ishte tashmë i njohur për autoritetet franceze dhe vuante nga problem të shëndetit mendor.

Ai u arrestua menjëherë pas sulmit.

Ekstremisti islamik ishte zotuar për besnikëri ndaj grupit të Shtetit Islamik, sipas një video që ai postoi në internet përpara se të ndërmerrte veprime.

Show More

Related Articles

Back to top button