Autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë lëshuar fletëarrest ndërkombëtar për Ljupço Palevskin, të dyshuarin e vrasjes së 14 vjeçares Vanja Gjorçevska dhe berberit 74 vjeçar Pançe Zhezhovskit, i cili ndodhet në arrati.
Po ashtu ndaj tij me procedurë urgjente është lëshuar Urdhri për kryerjen e hetimeve për vepra penale – Rrëmbim nga neni 141 dhe Vrasje nga neni 123 i Kodit Penal.
Prokurori publik ka dorëzuar propozim në Gjykatën Themelore Penale Shkup për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.
Gjykata ka pranuar propozimin dhe ka nxjerrë vendim me të cilin masa e paraburgimit do të fillojë të zbatohet menjëherë pas zbulimit dhe heqjes së lirisë.