LajmeMaqedoni

Kushtetuesja pezullon rritjen e pagave në Ministrinë e Financave dhe organet e administratës shtetërore

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar rritjen e pagave prej 30 për qind në Ministrinë e Financave dhe organet e administratës shtetërore, që do të thotë se deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës, ata nuk do të marrin pagë me rritje prej 30 për qind.

Gjykatat Kushtetuese do të shqyrtoj kushtetutshmërinë e nenit 66 paragrafi 3 i Ligjit për Buxhetin që është iniciuar nga Miroslav Draganov.

Në iniciativë e tij, thuhet se punonjësit e Ministrisë së Financave, të cilët kryejnë detyra specifike dhe kanë përgjegjësi të veçantë, vendosen në pozitë të privilegjuar të pajustifikuar në raport me qytetarët që janë të punësuar në organet e tjera të administratës shtetërore, kryejnë detyra specifike dhe kanë përgjegjësi të veçantë, duke vënë kështu në një pozitë të pabarabartë.

Sipas parashtruesit të kërkesës, me interpretimin autentik, Kuvendi ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës, sepse në procedurën për dhënien e interpretimit autentik të nenit 66 paragrafi 3 të Ligjit për Buxhet, ka ndryshuar dispozitën e interpretuar duke prezantuar elemente të reja dhe si rrjedhojë dispozita ligjore në kundërshtim me procedurën e miratimit të ligjeve.

Show More

Related Articles

Back to top button