LajmeMaqedoni

Miratohet nisma për fillimin e iniciativës për ndërtimin e rezidencës së BFI dhe ndërtimin e sallës sportive në Medresenë Isa Beu në Kondovë

Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, me datë 05.12.2023 mbajti mbledhjen e rregullt të konvokuar nga Kryetari i BFI Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai në bazë të nenit 43 të Kushtetutës së BFI e RMV, në të cilën u diskutuan çështje të ndryshme.

Fillimisht u miratua procesverbali nga mbledhja e fundit e mbajtur më datë 08.11.2023, e më pas u diskutua për tre ushtruesit e detyrës, Myftiu i Strugës, Drejtori i prgjithshm i Medresesë Isa Beu dhe Drejtori i Agjencisë për Hallall standard.

Rijaseti i BFI në mënyrë unanime miratoi propozimin e Reisul Ulemasë H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, që Adi Murtishi të emërohet Myfti i Myftinisë së Strugës.

Rijaseti i BFI në mënyrë unanime zgjodhi Dr, Islam Islami si Drejtor i përgjithshëm i Medresesë Isa Beu.

Rijaseti i BFI në mënyrë unanime zgjodhi Driton Dikenën si Drejtor të Agjencisë për Hallall Standard.

Në praninë Reisul Ulemasë dhe të gjithë anëtarëve të Rijasetit, Myftiu i ri i Strugës, Adi Murtishi dha betimin. Të emëruarit në të njëjtën kohë automatikisht janë edhe anëtarë të rregullt të Rijasetit të BFI e RMV.

Poashtu në mbledhje u diskutuan edhe për pikat tjera të rendit të ditës, nisma për fillimin e iniciativës për ndërtimin e rezidencës së Bashkësisë Fetare Islame dhe ndërtimin e sallës sportive në Medresenë Isa Beu në Kondovë. Rijaseti unanimisht miratoi këto nisma.

Show More

Related Articles

Back to top button