Nga Ambasada e Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut thonë se nga dje, respektivisht nga data 04.12.2023, kompania VisaMetric ka filluar të pranojë aplikimet për shoferët profesionistë të autobusëve dhe kamionëve, por edhe për punësime në anije lumore dhe detare.
“Që nga data 04.12.2023 VisaMetric DOOEL do të pranon aplikimet për vozitësit profesionist (të autobusëve dhe kamionëve), për punëtorët e kontraktuar si dhe për punësime në anije lumore dhe detare. Të gjitha regjistrimet e termineve nëpërmjet ueb faqes të Ambasadës deri më datën 04.12.2023 janë të vlefshme. Ata të cilët kanë regjistruar terminet e tyre deri më atë datë do të aplikojnë në Ambasadë. https://skopje.diplo.de/…/visa…/einreise-visa/-/2537230“ , thuhet në njoftimin e Ambasadës.