LajmeRajon

Brenda një dite zhduken dy vajza të mitura në Mitrovicë, njëra 13 dhe tjetra 14-vjeçare

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Vetëm gjatë ditës së djeshme, dy prindër kanë raportuar dy raste të ndara në qytetin e Mitrovicës, pasi vajzat e tyre janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre.

Media mëson se rastin e parë e ka denoncuar një shtetase e Shqipërisë, e cila ka pohuar se vajza e saj 13-vjeçare ka dalë nga shtëpia pasditën e së dielës dhe nuk është lajmëruar më.

E, pak më vonë në Polici u paraqit edhe babai i një tjetër të miture, i cili ka deklaruar se vajza e tij 14-vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk di asgjë për fatin e saj.

Denoncimi i prindërve ka aktivizuar njësitet policore, me ç’rast është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të nisin hetimet për gjetjen e vajzave  dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Show More

Related Articles

Back to top button