BotaLajme

Humbja e Ukrainës varet nga ndihmat e SHBA-së

Shefi i stafit të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se shteti i tij është në rrezik ta humbë luftën kundër Rusisë nëse nuk vijnë së shpejti ndihma tjera ushtarake nga SHBA-ja, raporton BBC.

Andriy Yermak ka thënë se “ka rrezik të madh” që Ukraina të humbë, pa përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-së.

“Do të jetë e vështirë të mbajmë pozitën e njëjtë dhe po ashtu që njerëzit vërtetë të mbijetojnë”, ka thënë Yermak të martën, në fjalimin e tij në Institutin e SHBA-së për Paqe.

Vlerësimi i Yermakut erdhi vetëm pak orë para se presidenti Zelensky të tërhiqej nga një video-konferencë me senatorët amerikanë për t’i informuar ata për luftën.

Lideri i shumicës në Senat, Chuck Schumber tha se Zelensky ishte i zënë “me çështje që i dolën në momentet e fundit”. Ai nuk dha më tepër detaje.

Të hënën Shtëpia e Bardhë bëri thirrje për përkrahje shtesë për Ukrainën. Kongresi i SHBA-së, ende nuk është afër një marrëveshje për një pako që do të ndihmonte të financonte luftën në Ukrainë.

“Ne kemi mbetur pa para dhe gati edhe pa kohë”, ka shkruar Shalanda Young, drejtoreshë për buxhet në Shtëpinë e Bardhë, në një letër drejtuar liderëve demokrat e republikan.

Show More

Related Articles

Back to top button