LajmeRajon

Nis peticioni serb për largimin e kryetarëve shqiptarë në veri (VIDEO)

Disa personatë organizuar në grup të martën u paraqitën në komunën në veri të Mitrovicës. Ata do të dorëzojnë, siç thanë, kërkesën për shkarkim të kryetarit të aktual të kësaj komune e që është Erden Atiq.

Udhëheqësja e grupit, një zonjë me emrin Sanja Kërtiniq, thotë se kërkesa e tyre u refuzua dhe se këtë nismë e bënë në cilësinë e qytetarëve, raporton Klan Kosova.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Nexhat Uglanin, tha se nuk kanë pranuar asnjë kërkesë për shkarkimin e kryetarit, Erden Atiq, dhe se me aq sa ka informacion, grupi në fjalë që ishin të martën në komunë është keqinformuar për nismën që e parasheh shkarkimin e kryetarit.

Kjo nëpërmjet udhëzimit administrativ i miratuar këtë verë nga qeveria, e me anë të të cilit sqarohet proceduara për ndërrimin e kryekomunarit nëpërmjet peticionit.

Ndërkohë nga Komisioni Qendror i Zgjedhje njoftuan se gjatë ditës në disa e-maila zyrtarë se kanë pranuar katër e-maile, tri prej të cilave kanë të bashkëngjitur të plotësuar formularin për inicimin e kërkesës për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni.

Në këtë fazë KQZ-ja thotë se shkresat në fjalë do trajtohen dhe do ketë informata për këtë.

Katër kryetarët e komunave në veri të republikës, e që janë shqiptarë, mbajnë këto poste pas zgjedhjeve të 23 prillit, e të cilat u bojkotuan nga serbët.

Derisa Atiq vazhdon të kryejë punën në zyrën e tij, këtë nuk e bëjnë kryetari i Zveçanit Ilir Peci e ai i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, të cilët po punojnë nga zyrat alternative. Kurse i pari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, qëndron i ngujuar në zyrë që nga 29 maji.

Peci, Zeqiri e Hetemi, u vendosën në zyra me asistim të njësive policore më 26 maj. Kjo bëri që veriu i Kosovës të hyjë në një krizë të madhe sigurie, pasi që serbët lokalë kundërshtojnë kryetarët aktualë.

Show More

Related Articles

Back to top button