Në Kuvend sot seancën e 220-të do ta mbajë Komisioni Ligjvënës-Juridik.
Anëtarët e Komisionit do të diskutojnë për Propozim ligjin për garancinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut për obligimet nga Marrëveshja për hua që do të lidhet ndërmjet Agjencisë Franceze për Zhvillim dhe Bankës Zhvillimore të Maqedoninë e Veriut SHA Shkup, për hua të Bankës Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut SHA Shkup për financimin e investimeve të gjelbërta dhe përgjegjësive shoqërore dhe Propozim ligji për huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut me hua te Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore sipas Marrëveshjes për hua për politika zhvillimore për qëndrueshmëri dhe rezistencë, dhe të dyja sipas procedurës së shkurtuar.
Në rend dite në këtë seancë është dhe Kërkesa për dhënien e interpretimit autentik të nenit 13 të Ligjit për shërbimin zjarrfikës – tekst i pastruar (Gazeta Zyrtare e RM-së nr.168 nga 21.11.2017), të dorëzuar nga kryetari i Komunës së Gjevgjelisë.