Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, nisi të qante teksa i bënte thirrje grave të sillnin në jetë më shumë fëmijë, duke u shprehur se është detyra e tyre të ndalojnë rënien e lindjeve.
Lideri korean fshiu sytë me një shami, në një moment që duket si i planifikuar, në takimin ku ishin mbledhur qindra gra të Phenianit.
Parandalimi i rënies së nivelit të lindjeve dhe kujdesi i fëmijëve janë detyrat tona të familjes, tha Kim Jong Un. Ai u kërkoi grave të rrënjosnin vlerat e partisë komuniste te fëmijët e tyre.
Disa gra, që ishin pjesë e audiencës nisën të lotojnë pas këtyre deklaratave dhe më pas duartrokitën dhe brohoritën për liderin e tij.