LajmeMaqedoni

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka nënshkruar kërkesën për ekstradim të Ljupço Palevskit

Ministri i Drejtësisë, Krenar Loga ka nënshkruar kërkesën për ekstradim të Ljupço Palevskit dhe pasi të përkthehet në gjuhën turke, menjëherë do t’u dërgohet autoriteteve turke, gjegjësisht Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Turqisë.

Presim bashkëpunim me autoritetet gjyqësore të Republikës së Turqisë dhe veprim nga ana e tyre në një kohë sa më të shkurtër, pas çka Ljupço Palevski do të sillet para organeve të drejtësisë në vendin tonë.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk