Presidenti rus Vladimir Putin ka mbërritur sot në Abu Dhabi, kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, ku do të takohet me presidentin Mohammed bin Zayed Al Nahyan.
Pritet që Putin dhe Al Nahyan të diskutojnë për gjendjen dhe perspektivat për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Ata gjithashtu pritet të diskutojnë edhe çështjet aktuale ndërkombëtare, ku në fokus pritet të jetë gjendja në rajonin e Lindjes së Mesme.
Ky do të jetë takimi i dytë i liderëve këtë vit, i pari u mbajt në qershor, në margjinat e Forumit Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg.