Pasi pranoi zgjatjen 1-vjeçare të marrëveshjes në verë, me shifra pak më të larta se ato që fitonte tashmë (7 milionë euro), francezi duket se ka vendosur ta vazhdojë aventurën e tij me bardhezinjtë në vend që të largohet falas dhe të marrë një kontratë më të pasur diku tjetër (ndoshta në Premier League, ku vlerësohet shumë).
Siç raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, klubi i Juventusit i ofron atij kontratë deri në vitin 2025, me pagën aktuale (8 milionë euro në sezon). Rabiot aktualisht është i fokusuar vetëm te fusha e lojës, por tashmë ka pasur disa kontakte me përfaqësuesit e tij.
Në pritje të zyrtarizimit ose jo të rinovimit, në betejën e kampionatit, Allegri mund të llogarisë mesfushorin francez që ka shënuar 2 gola këtë sezon dhe, pa Danilon në fushë, e ka mbajtur 5 herë shiritin e kapitenit.