Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përjashtuar kategorikisht shanset e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri për të kryer betimin në detyrë. Ai tha se për këtë çështje nuk do të negociohet as me Këshillin Europian, ku Greqia ka ngritur zërin për çështjen Beleri, edhe nëse Athina vijon të bëjë presion me bllokimin e integrimit të Shqipërisë në BE. Si bëhet betimi është pyetja? Deri më sot ju keni një vendim të Gjykatës së Lartë të para pak vitesh, e cila ka ngarkuar Gjykatën Speciale të trajtojë këtë çështje. Sepse kërkesa për të bërë betimin u bë te ne. Ne s’kemi asnjë mundësi të vendosim bëhet apo s’bëhet betim. Ne e kemi bërë shumë të qartë. Që sikur të kthehet përmbys gjithë Këshilli Europian ne nuk negociojmë asnjë gjë kundër interesit më të madh strategjik të Shqipërisë, sot, që është zbatimi i Reformës në Drejtësi dhe moscenimi i pavarësisë së institucioneve të drejtësisë. Në Shqipëri pushtetet janë të ndara dhe fati i Belerit do të vendoset nga drejtësia. Referuar kërkesës së posaçme për t’u liruar për të kryer betimin, të cilën Beleri ia ka drejtuar Drejtorisë së Burgjeve, Rama tha se Gjykata e Lartë e ka hedhur poshtë, duke nënvizuar në vendim se këto kompetenca nuk i takojnë Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.
Read Next
2 minutes ago
Sot Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Gruas
16 minutes ago
Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi takohet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca
1 hour ago
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë
1 hour ago
Projeksionet për Bitcoin/ Ekspertët: Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë
1 hour ago
Në janar hapet tenderi për tunelin Kosovë-Maqedoni e Veriut
1 hour ago
Lajçak njofton se takimi i radhës mes kryenegociatorëve mbahet në dhjetor
1 hour ago
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konfliktet
1 hour ago
Presidencialet në Rumani, sondazhet: Kandidati i Partisë Social-Demokrate udhëheq zgjedhjet
2 hours ago
Për dy vjet, më shumë se 1000 qytetarë kanë marrë nënshtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut
2 hours ago