Qeveria në seancën e 204-t e miratoi Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Sport të propozuar nga Ministria e Drejtësisë.
Me zgjidhjet e propozuara, siç bëjnë të ditur nga Ministria e Drejtësisë, sigurohen nxitje financiare për federatat sportive kombëtare, klubet sportive, sportistët aktivë të sporteve olimpike dhe joolimpike dhe subjekte të tjera juridike që kanë zgjidhje për kryerjen e veprimtarisë sportive, ngritjen e sportit në një nivel më të lartë në vendin tonë dhe arritjen e rezultateve më të mira si në kuadër vendor ashtu edhe në nivel ndërkombëtar.
“Në mënyrë analoge me ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Tatimin mbi Fitimin në pjesën për ulje/nxitje të taksave, në Ligjin për Sport parashihet nxitje tatimore për subjektet sportive me vendosjen e sistemit të vauçerëve sipas të cilit saktë do të përcaktohen kompetencat e subjekteve sportive dhe dhe organin e drejtorisë shtetërore kompetent për çështjet në fushën e sportit, si dhe vetë procedurën e lëshimit të vauçerëve”, sqarojnë nga Ministria e Drejtësisë.
Ligji do të dorëzohet në Kuvend dhe do të miratohet me procedurë të shkurtuar.