LajmeMaqedoni

“Gjinia femërore është shumë më pak e përfshirë në tregun e punës”

Fuqizimi i grave në Maqedoninë e Veriut, përfshirja dhe inovacioni në ndërmarrësi, ishte tema e konferencës që u organizua nga fondacioni i Universitetit të Evropës Juglindore me EKIMA të Sllovakisë dhe Odën Ekonomike të Grave.

Qëllimi i kësaj konference, kishte të bëj kryesisht me inkluzivitetin e grave me theks të veçantë në Pollog, ku ky fenomen është më i theksuar. Sipas statistikave, në pjesën rurale të Pollog shumica e grave nuk janë të përfshira në tregun e punës dhe janë të mbyllura në ambientet e shtëpisë, duke u kujdesur kryesisht për shtëpinë dhe familjen, ka deklaruar rektori i UEJL-së Abdylmenaf Bexheti.

Sipas tij kjo mund të llogaritet edhe potencial i mirë për tregun e punës në drejtim të përfshirjes së tyre në ndërmarrësi por edhe në angazhim në drejtim të inovacioneve.

“Gjinia femërore është shumë më pak e përfshirë në tregun e punës, pra gati 17 për qind më pak se gjinia mashkullore në nivel të Maqedonisë janë të përfshira gratë në tregun e punës dhe kjo flet shumë. Por kjo njëkohësisht është potencial pra është përparësi, sepse, ka një rezervë latente që mund të shfrytëzohet. Pra kjo është në mesatare, por në veçanti në vendet rurale absolutisht është me ngecje më të mëdha, sepse tradicionalisht femra duhet kujdesur për familjen shtëpinë familjarët tjerë apo njerëzit në moshë, dhe ndodh në mungesë të çerdheve dhe infrastrukturës sociale”, tha Abdylmenaf  Bexheti rektor i UEJL./ Alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button