BotaLajme

Rusi, nxënësja qëllon për vdekje një person dhe më pas vret veten

Një nxënëse në Rusi hapi zjarr drejt shokëve të klasës me armë gjahu të enjten, duke vrarë një person dhe duke plagosur 5 të tjerë, përpara se të vriste veten, konfirmuan autoritetet dhe agjencia shtetërore e lajmeve RIA, transmeton Anadolu.

“Të shtënat ndodhën në një shkollë në Bryansk, në rajonin në kufi me Ukrainën”, njoftoi Komiteti Hetues i Rusisë.

Mes të plagosurve thuhet se ka edhe fëmijë. Një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA.

“Nga hetimet paraprake rezultoi se një vajzë 14-vjeçare ka ardhur në shkollë me armë gjahu me të cilën ka qëlluar shokët e klasës”, njoftoi Komiteti Hetues i Rusisë.

Babai i vajzës u mor në pyetje si dëshmitar, raportoi RIA. Ministria e Brendshme e Rusisë tha se po heton motivet e incidentit.

Në shtator 2022, një person i armatosur hapi zjarr në një shkollë në Rusinë qendrore, duke vrarë 17 persona dhe duke plagosur 24 përpara se të vriste veten.

Në prill 2022, një burrë vrau dy fëmijë dhe një punonjës në një kopsht fëmijësh, gjithashtu në Rusinë qendrore.

Në maj 2021, një burrë hapi zjarr ndaj nxënësve në ish-shkollën e tij të mesme në qytetin rus të Kazanit, duke vrarë nëntë persona, përfshirë shtatë fëmijë.

Show More

Related Articles

Back to top button