LajmeRajon

Rama i lë fajin pandemisë së koronavirusit për rënien drastike të cilësisë në sistemin arsimor nga rezultatet e PISA 2022

Përgjatë 4 viteve pas rezultateve të programit PISA 2018, aftësitë e nxënësve 15 vjeçare në Shqipëri për lëndën e matematikës, leximit dhe shkencës janë përkeqësuar, sipas rezultateve të “PISA 2022” të vendeve të OECD.

Nga rezultatet e Programit të Vlerësimit Ndërkombëtar të Nxënësve “PISA 2022” Shqipëria është renditur në vendin e 62, ndër 80 vendet që kanë marrë pjesë në testim. Në rezultatet e testimit për programin PISA 2018 Shqipëria u pozicionua në vendin e 61.

Nga ndarja e vlerësimeve për perfomancën e nxënëseve në 3 fasha (fasha e parë përfshinte shtetet me perfomancë më të lartë se mesatarja e vendeve të OECD, fasha e dytë në vendet me mesatare të njëjtë me OECD, fasha e tretë me perfomancë nën mesataren e OECD) Shqipëria u rendit në fashën e tretë, ku u kategorizuan vendet me performancë të ulët nën mesataren e OECD.

Në matematikë Shqipëria mori vlerësimin prej 368 pikë nga 472 pikët e mundshme në matematikë. Nga vlerësimi i ecurisë së nxënëseve në matematikë krahasuar me programin PISA 2018 Shqipëria ka një rënie prej 69 pikësh më e lartë ndër 80 shtetet e testuara.

Për aftësitë e nxënësve 15 vjeçare në lexim Shqipëria u vlerësua me 358 pikë nga 476 pikë që është mesatarja e pikëve të mundshme. Edhe në lexim krahasuar me rezultatet e 2018-s rënia është 47 pikë.

Për aftësitë e nxënësve në shkencë  Shqipëria është vlerësuar me 376 pikë nga 485 pikë e mundshmet. Vlerësimi për aftësitë e nxënësve në shkencë rënia është 41 pikë krahasuar me rezultatet e PISA 2018.

Krahasuar me vendet e rajonit Shqipëria pozicionohet më poshtë, Serbia pozicionohet në vendin e 38-të, me përkeqësim 8 pikë të perfomancës së nxënësve në matematikë, përmirësim 1 pikë në lexim dhe 8 pikë në shkencë. Mali i Zi renditet në vendin e 50-të me përkeqësim 24 pikë në matematikë, në lexim 16 pikë  dhe 12 pikë në shkencë. Maqedonia e Veriut pozicionohet në vendin e 56-të me përkeqësim 6 pikë për aftësitë e nxënësve në matematikë, 34 pikë përkeqësim në lexim dhe 36 pikë përkeqësim në shkencë. Kosova pozicionohet në vendin e fundit me përkeqësim përkatësisht 11 pikë në matematikë dhe lexim dhe 8 pikë në shkencë.

Ndërsa në pozicionimin botëror vendin e parë në Europë vijon ta mbajë Estonia. Në renditje vendin e parë e mban Singapori, më pas Kina, Hong-Kong dhe Japonia.

PISA është një studim ndërkombëtar që u fillua nga OECD në 1997, u administrua për herë të parë në vitin 2000 dhe tani mbulon mbi 80 vende. Studimi kryhet çdo 3 vjet dhe siguron të dhëna krahasuese mbi performancën e 15-vjeçarëve në lexim, matematikë dhe shkencë.

E në lidhje me këto rezultate i pyetur në debatin e zhvilluar në A2 CNN, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u përgjigj duke thënë se kjo ka qenë një këmbanë alarmi për të gjitha vendet, kjo sepse rezultatet e të gjitha vendeve janë në rënie duke shtuar se arsyeja kryesore e kësaj rënie është pandemia e Corona virusit.

Rama shtoi se për përmirësimin e gjendjes janë duke e bërë një plan.

Show More

Related Articles

Back to top button