Duke folur në skriningun dypalësh ndërmjet Komisionit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut për Kapitullin 31, ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani, tha se shpreson që ajo që pason pas skiningut, të mos jetë në dëm të shtetit për shkak të zvarritjes që mund të krijohet, sepse nga skriningu deri në ndryshimet kushtetuese, ka një hapësirë të zbrazët, që Osmani e quajti zonë të rrezikshme nga e cila duhet pasur kujdes.
“Maqedonia e Veriut është një rast për t’u studiuar se si zvarritja e procesit negociues afekton negativisht kandidatët, më negativisht se sa të mos jenë fare, për shkak të këtyre zhvillimeve të varësisë së kandidatëve, si “refleksi i Pavlovit”, je efiçent kur ke shpresë, e kur shpresë nuk ka, menjëherë gjithçka kthehet aty ku ka qenë dhe unë ia kam frikën se boshllëku që do të krijohet pas skriningut, për shkak se nuk do të ketë proces ndërmjet skrinignut dhe reformës sonë kushtetuese, është zona më e rrezikshme në procesin tonë të aderimit dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm për këtë”, pohoi Bujar Osmani, ministër për Punë të Jashtme.