BotaLajme

Zyrtarizohet dorëheqja e presidentit të Sri Lankës, protestuesit festojnë me fishekzjarre

Shumë qytetarë të Sri Lankës festuan në kryeqytetin Colombo pasi u zyrtarizua dorëheqja e presidentit Gotabaya Rajapaksa të enjten mbrëma.

Lajmin për zyrtarizimin e dorëheqjes e dha kryetarja e parlamentit të shtetit, Mahinda Yapa, e cila tha se letra e dorëheqjes është bërë me anë të emailit dhe më pas ajo është pranuar.

Largimi i tij nga detyra shënon një fitore për protestuesit, të cilët prej muajsh kanë kërkuar largimin e Rajapaksa dhe kryeministrit Ranil Wickremesinghe.

Wickremesinghe mbetet ushtrues detyre i Presidentit, pasi Rajapaksa iku fillimisht në Maldive e më pas në Singapor dhe kushtetutës ai ka të drejtë që këtë pozitë mund ta ushtrojë vetëm për 30 ditë.

Protestuesit u shprehen të ngazëllyer, pasi sipas tyre, dorëheqja e Rajapaksas përfaqëson një fitore kundër korrupsionit dhe keqmenaxhimit të qeverisë.

Adhuruesit që folën për CNN thanë se ishin shumë të gëzuar me lajmin, pas muajsh protestash dhe vështirësish ekonomike. Dorëheqja e Rajapaksa përfaqësonte një fitore kundër korrupsionit dhe keqmenaxhimit të qeverisë, thanë ata.

“Ne kishim një qëllim, të hiqnim qafe këtë regjim absolutisht të korruptuar nga ky vend. Unë nuk jam një person që zakonisht del në rrugë. Por erdha sepse kisha frikë te ardhmen e djalit tim”, tha Dishan Seneviratne, shkruan CNN.

Pasi të zgjidhet, presidenti i ri do të shërbejë dy vitet e mbetura të caktuara fillimisht për mandatin e Rajapaksa.

Show More

Related Articles

Back to top button