LajmeRajon

Ndërhynë dy avionë për shuarjen e flakëve, vijojnë zjarret në malin e Çikës

Në ditën e katërt të zjarrit në malin e Çikës një vatër vijon të jetë aktive.

Pavarësisht se ditën e djeshme dy avion ‘Canader’ kanë hedhur ujë për shuarjen e flakëve, ato vijojnë të jenë aktive në disa zona.

Avionët kanë fluturuar mbi malin e Çikës katër herë deri në mbrëmjen e djeshme, por zjarri mbi fshatin Palasë nuk është shuar ende.

Sipas shtabit të emergjencave civile pranë prefekturës së Vlorës, avionët do të vijojnë sot punën për të shuar flakët.

Ushtarët e Forcave të Armatosura janë larguar nga terreni, pasi përplasja e ujit që hidhet nga lart bën që shkëmbi i nxehur nga temperaturat e zjarrit të krijojë çarje (shpërthim), duke shkaktuar rrezik për ta.

Ndërkohë që në pjesën jugore të malit të Çikës janë djegur rreth 80 hektarë pyll me bredha dhe shkurre në një vijë 500 metra nga zona mbi fshatin Palasë në afërsi të majës së malit./TCH/

Show More

Related Articles

Back to top button