Një tragjedi e vërtetë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Itali.
Një aksident i ndodhur gjatë natës në Portogruaro të provincës së Venecias, ka rezultuar fatal për katër të rinj, rreth të 20-ave.
Ata kanë humbur jetën në vend pasi mjeti “BMW Seria 3” me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar e shkatërruar në një kanal.
Sipas disa dëshmitarëve, makina vazhdoi në vijë të drejtë pranë një kthese, duke përfunduar në ujë dhe duke u fundosur nën një urë të vogël mbi lumin Reghena.
Trupat e katër viktimave u gjetën nga polumbarët dhe forcat zjarrfikësve.