LajmeMaqedoni

Xhaferi: Festat kombëtare na tregojnë se duhet të ruhet trashigimia shpirtërore

Kryetar i Kuvendit të Republikës, Talat Xhaferi dhe në emër të deputetëve të Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ju dërgon urim për festën e madhe krishtere të Shën Klimentit të Ohrit gjithë besimtarëve ortodoksë të Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit.

“Kryepeshkopata e Ohrit, qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, t’ua uroj festën e madhe krishtere Sh. Klimenti i Ohrit, festën e themeluesit të jetës kishtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe nxënës i zellshëm i vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi. Fytyra dhe vepra e tij janë shembulli më i mirë i simbiozës ndërmjet misionit shpirtëror dhe iluminist, shembulli më i mirë për atë se si të preken zemrat dhe mendja e ithtarëve që të shtrohen themele solide për prodhimin e vlerave të përjetshme të cilat krahas asaj që janë trashëgimi ei rëndësishme për gjeneratat e ardhshme, janë edhe dhuratë e çmuar për trashëgiminë shpirtërore dhe iluministe botërore” ka theksuar Xhaferi.

Xhaferi inkurajon qytetarët të jenë rojtarë të denjë të trashëgimisë së pasur shpirtërore dhe iluministe të cilën e përfaqëson Shën Klimenti. Ai fton bashkëkombësit të pasurojnë këtë trashëgimi me llojllojshmërinë shpirtërore dhe iluministe, duke e shikuar si një pasuri e përbashkët për shoqërinë maqedonase.

Në fund, deputeti Talat Xhaferi uroi festën e Shën Klimentit dhe dëshiroi shëndet të mirë, paqe dhe gëzim për të gjithë qytetarët dhe të afërmit e tyre. 

Show More

Related Articles

Back to top button