LajmeMaqedoni

Doganat e Maqedonisë: Parandalohet kontrabanda e më shumë se 500 pjesëve të kamionëve

Gjithsej 516 pjesë të ndryshme për kamionë janë konfiskuar nga doganierët në vendkalimin kufitar Bogorodicë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tentativën për import ilegal të pjesëve të kamionit e kanë zbuluar doganierët në hyrje të vendkalimit kufitarë Bogorodicë. Drejtuesi i kamionit, ndaj të cilit është ngritur kallëzim penal, ka tentuar të kontrabandojë pjesët e kamionit, duke i fshehur në pjesë të ndryshme të automjetit.

Gjatë kontrollit janë gjetur gjithsej 516 pjesë të ndryshme kamioni brenda sediljeve të pasme, poshtë dhe ndërmjet sediljeve dhe në bagazhin pranë gomës rezervë.

Në mesin e pjesëve të padeklaruara janë kompletet pllakat e frenave, fara LED, prizat e pasme, cilindrat e frenave, xhamat për fara, kompletet e tubave, shënuesit e ndryshëm të dritave të rimorkios dhe pjesë të tjera.

Show More

Related Articles

Back to top button