LajmeMaqedoni

VMRO: Me Talatin kryeministër, bëhet “BDI-zimi” i Maqedonisë

VMRO-ja opozitare ka akuzuar sot LSDM-në në pushtet se po lejon, sipas tyre, “bdi-zimin” e Maqedonisë, përcjell KlanM. Sipas VMRO-së, Kovaçevski dhe LSDM po e shkatërrojnë Maqedoninë.

“Me emërimin e Talat Xhaferit si kryeministër teknik, Maqedonia po kalon një BDIzim të plotë. Edhe një herë u tregua në veprim dhe u dëshmua se BDI është qeveri dhe LSD është nënkontraktor. Siç luan Ahmeti për ta, kështu luajnë Kovaçevski dhe LSD. Kovaçevski për të mbijetuar edhe një muaj, është i gatshëm t’i lëshojë gjithçka BDI-së dhe Ahmetit, në dëm të popullit maqedonas. LSD dhe Kovaçevski nuk e pranuan propozimin e VMRO-DPMNE-së për shfuqizimin e qeverisë teknike, që Xhaferi të jetë kryeministër. Kriminelët e BDI-së e kanë marrë tërësisht menaxhimin e vendit, prandaj në Maqedoni po lulëzon krimi dhe korrupsioni”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Më tej në reagimin e VMRO-DPMNE-së thuhet se Xhaferi është dezertor i Ushtrsië së Maqedonisë në vitin 2001 kur vendosi t’i bashkohet UÇK-së.

Show More

Related Articles

Back to top button