LajmeRajon

Osmani, vizitë zyrtare në Doha të Katarit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Doha të Katarit.

Bëhet e ditur se Osmani nesër do të marrë pjesë në Forumin e Dohas, që do të mbahet më 10 dhe 11 dhjetor, shkruan “Thepeninsulaqatar”.

Osmani do të jetë edhe folëse në Forumin e Dohas 2023, ku kishte marrë pjesë edhe në sesionin e vitit të kaluar.

E para e shtetit dje ishte për vizitë zyrtare në Turqi, ku u prit nga homologu i saj turk, Recep Tayyip Erdogan.

Ndërsa, përpara Turqisë, Osmani ishte për vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku mori pjesë në Samitin e Klimës – COP28.

Show More

Related Articles

Back to top button