LajmeMaqedoni

Dialogu Zhan Mone rruga e vendit drejt aderimit në Bashkimin Evropian

Çdo demokraci evropiane ka nevojë për një parlament që funksionon mirë me vizion të qartë dhe vendosmëri të fuqishme për të dhënë rezultate për qytetarët e vet. Parlamenti i fuqishëm nuk është çështje e madhësisë së shumicës parlamentare, por është shtyllë demokratike e shoqërisë me një kulturë të dialogut në nivel të lartë, me rregulla të qarta të respektuara nga të gjithë dhe një forum ku merren vendime pas debatit dhe këmbimit të debatit të ideve më të mira.

Përmes Dialogut Zhan Mone, Kuvendi, jo vetëm që ishte vënë në qendrën e ndërtimit të konsensusit në drejtim të legjislacionit për mbështetjen e proceseve reformuese në rrugën e vendit drejt aderimit në Bashkimin Evropian, por ishte vënë në pozitën udhëheqëse, duke i shfrytëzuar të gjitha kompetencat demokratike, mbikëqyrëse dhe legjitimitetin ligjvënës.

Show More

Related Articles

Back to top button