LajmeMaqedoni

Jovan Mitreski do të propozohet kryetar i Kuvendit në RMV

Deputetja e LSDM-së, Daniella Markoska sot konfirmoi se për kryetar të Kuvendit do të propozohet Jovan Mitreski.

Mitrevski pritet të zë vendin e Talat Xhaferit, pasi ky i fundit u propozua për kryeministër teknik.

“Po, mendojmë se Talat është një zgjidhje e përshtatshme dhe e mirë. Kryetari i partisë, Dimitar Kovaçevski, për të dielën ka caktuar takimin e kryesisë së LSDM-së. Në këtë takim, kryetari Dimitar Kovaçaevski pret që Jovan Mitreski të propozohet për kryetar të Kuvendit dhe të konfirmohet nga Këshilli dhe Bordi Ekzekutiv i LSDM-së”, tha Markoska.

Show More

Related Articles

Back to top button