Gostivari ka mundur 1:0 Makedonija Gjorçe Petrovin në ndeshjen hapëse të xhiros së 18-të në elitën e futbollit vendor.
Pjesa e parë e takimit u mbyll me rrjeta të paprekuara, ndërsa goli i cili vulosi fatin e takimit u shënua në minutën e 89-të kur Kehinde shënoi për fitore 1:0 të Gostivarit.
Ndërkaq, vendasit e mbyllën takimin me një lojtar më pak në fushë pasi Nkurunziza u përjashtua nga fusha me karton të kuq.
Pas këtij triumfi Gostivari ngjitet në pozitën e pestë në renditje me 24 pikë të grumbulluara, ndërsa Makedonija Gjorçe Petrovi renditet e 9-ta me 18-të pikë.
Ndryshe xhiroja e 18-të në elitë kompletohet të dielën me 5 takime të tjera që do të luhen nga ora 13:00.