LajmeRajon

Aksident zinxhiror në Kosovë

Moti i keq me ngrica në rrugë dhe mjegull ka shkaktuar disa aksidente këtë mëngjes. Në Kosovë, 14 makina janë përplasur me njëra-tjetrën në autostradën Ibrahim Rugova.

Disa persona kanë mbetur të lënduar, pasi mjetet me të cilat udhëtonin, u përfshinë në aksident rrugor rreth orës 06:50. Ende nuk dihet numri i të plagosurve, ndërsa, sikurse duket nga pamjet, ka dëme të shumta materiale.

“Rreth orës 06:50 në autostradën Ibrahim Rugova, Mazgit-Bresje mbi urë te ETC-ja sipas informatave fillestare është shkaktuar një aksident trafiku zinxhiror ku janë të përfshira 14 automjete dhe si pasojë e aksidentit raportohet edhe për persona të lënduar“, njofton zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Për disa minuta, autostrada qëndroi e bllokuar si pasojë e mbetjeve në rrugë.

Show More

Related Articles

Back to top button