Mançester Siti është duke e vëzhguar sulmuesin e Klub Brizhit, Tajon Bukanan. Man. Siti e sheh lojtarin si zëvendësues për Rijad Mahrezin, i cili u largua nga Siti për Al Ahli verën e kaluar.
“Daily Star” raporton se kampioni në fuqi i Ligës Premier po planifikon një ofertë në janar për sulmuesin e ri. “Sky Blues” janë të gatshëm të shkojnë deri në 55 milionë euro për të marrë Bukanan në “Etihad Stadium”.
Kujtojmë se lojtari 24 vjeçar ka edhe 18 muaj në kontratën e tij në Belgjikë.