Në një tjetër shenjë besimi ndaj gjyqtarëve kosovarë vjen nga UEFA, e cila ka deleguar Genc Nuzën si gjyqtar kryesor për ndeshjen e rëndësishme në Grupin F të UEFA Youth League.
Ndeshja e planifikuar të zhvillohet më 13 dhjetor, në orën 16:00 në “BVB Trainingszentrum”, do të sjellë përballjen ndërmjet dy ekipeve të njohura, Borussia Dortmund U19 dhe Paris Saint-Germain U19. Gjyqtarët nga Kosova, Genc Nuza si gjyqtar kryesor, Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa si gjyqtarë ndihmues dhe Patrick Shvengers nga Gjermania, si gjyqtar i katërt, do të bëjnë ndarjen e drejtësisë në këtë ndeshje.
Kjo ndeshje është mjaft interesante për faktin se do të jetë përcaktuese se cila prej këtyre dy skuadrave do të kalojë në 1/8 e finales.
Delegimi i gjyqtarëve kosovarë në ndeshjet si kjo dëshmojnë rritjen e besueshmërisë dhe të nivelit të ndarjes së drejtësisë në futbollin e Kosovës.