Gjatë ditës së sotme pritet të përmbyllet Marrëveshja paqësore mes Ministrisë së Arsimit dhe SASHK-ut e cila duhet të jetë vendimtare nëse greva do të riaktivizohet ose jo.
Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri një ditë më pare tha se qëndrimet e palëve janë përafruar mirëpo pa një vendim konkret. Shaqiri nuk përjashton mundësinë që viti shkollor të përfundoj më 10 qershor, por sipas tij, materiali i mbetur të kompensohet në fillimin e vitit të ardhshëm shkollor.