Me paraqitjen e kallëzimit penal, hetimi i plotë shkon në Prokurorinë Themelore Publike dhe aty gjendet i gjithë dokumentacioni. Aty merren parasysh të gjitha detajet. Nuk do të mund të ndaj më shumë informata sepse hetimin nuk e kryen media, por duhet ta bëjë Prokuroria Publike, tha sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i pyetur për vendndodhjen e veturës së Pançe Zhezhovskin, nga momenti kur iu mor deri në momentin kur më 27 nëntor u përdor nga vrasësit, për të rrëmbyer Vanja Gjorçevskën.
Njëri nga gazetarët e pyeti Ministrin nëse është e vërtetë që inspektori u ka dhënë informacione për hetimin të njohurve dhe miqve nëpër Shkup, për çka Spasovski ka theksoi se në periudhën e fundit ka pasur shumë spekulime për hetimin.
“Kur në hetim të gjitha spekulimet i paraqesim në opinion, mund të ndikojë në vetë hetimin. Kjo nuk është e mirë. Për çdo aktivitet që është jolegal, pa marrë parasysh nëse është inspektor ose dikush tjetër, do të mban përgjegjësi, nëse ekziston diçka e tillë”, tha Spasovski gjatë vizitës në SPB Kumanovë./Telegrafi/