LajmeMaqedoni

Spasovski: Po paguajmë kompensimin për pushim vjetor për vitin 2023 për punonjësit e MPB-së

 Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski publikoi se nga sot fillon pagesa e kompensimit për pushimin vjetor (regres) për vitin 2023 në shumë prej 10.000 denarëve për të punësuarit në MPB.

Spasovski në “Fejsbuk” ka shkruar se bëhet fjalë për shumën bruto nga 125.498.745 denarë.

“Si udhëheqësi e MPB-së jemi përkushtuar në përmirësimin e vazhdueshëm të statusit social të nëpunësve të policisë dhe punonjësve të MPB-së- me rritje të pagave për 35 për qind që kur jam në krye të MPB-së dhe pagesën e rregullt prej 6 pagave bonus dhe me një qëllim të vetëm – krijimin e një policie të kënaqur dhe të motivuar që garanton sigurinë e qytetarëve”, shkruan Spasovski.

Show More

Related Articles

Back to top button