Me ndihmën e pajisjeve më moderne dhe më të sofistikuara për testimin gjenetik, rezultatet e hulumtimit të kryer do të jenë gati brenda një dite, gjë që ngre ndjeshëm cilësinë e punës së ASHAM-it, shkruan TV21.
Kështu u tha sot në prezantimin e pajisjeve të reja për testimin gjenetik në ASHAM, si dhe në zbatimin e projektit “Përmirësimi i kapaciteteve të Qendrës Kombëtare të Gjenomikës dhe Proteomikës”. “Me rëndësi të madhe për pacientët tanë është mundësia e diagnostikimit me sekuencë gjenesh të sëmundjeve trashëgimore dhe malinje, përfshirë sëmundjet e rralla në laboratorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë” – tha ministri i shëndetësisë Fatmir Mexhiti. Sipas tij Akademia për sektorin e shëndetësisë, kontribuon dhe ndihmon në zbulimin e hershëm të sëmundjeve, që për mjekët, nënkupton mundësinë e një reagimi më të shpejtë sa i përket metodave të trajti