BotaLajme

OBSH, rezolutë për ndihmat humanitare në Gaza

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka miratuar një rezolutë, që bën thirrje për akses të menjëhershëm të ndihmat jetike humanitare dhe përfundimin e luftimeve në Gaza. E para që miratohet nga një agjenci e Kombeve të Bashkuara, rezoluta bën thirrje për kalimin e menjëhershëm, të qëndrueshëm dhe të papenguar të ndihmës humanitare, duke përfshirë aksesin e personelit mjekësor. Rezoluta po ashtu u bënë thirrje të gjitha palëve të përmbushin detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar. Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, bëri thirrje për një armëpushim afatgjatë. Referuar të dhënave të OKB-së rreth 80 për qind e popullsisë së Gazës është zhvendosur dhe përballet me mungesën e ushqimit, ujit dhe ilaçeve së bashku me një kërcënim në rritje të sëmundjeve.

“Sistemi shëndetësor në Gaza është gjunjëzuar. Vetëm 14 spitale nga 36 janë pjesërisht funksionalë, dy në veri të Gazës dhe 12 në jug. Vetëm 1,400 shtretër janë në dispozicion, ndërsa rreth dy të tretat e qendrave të kujdesit shëndetësor janë jofunksional. Dy spitalet kryesore në jug të Gazës funksionojnë me trefishin e kapacitetit të tyre, me furnizime drejt fundit dhe duke strehuar mijëra njerëz të zhvendosur. Ndërsa gjithnjë e më shumë njerëz zhvendosen në një zonë të vogël, mbipopullimi, mungesa e ushqimit, ujit, strehimit, kontribuon në përhapjen e sëmundjeve. Rreziku pritet të rritet me përkeqësimin e situatës”, deklaroi Tedros Gebrejesus, drejtor i OBSH-së. 

Show More

Related Articles

Back to top button