Ndryshimet në Kodin Zgjedhor sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR janë dërguar tashmë në Kuvend. Grupi i punës i krijuar nga Ministria e Drejtësisë përgatiti ndryshimet që mbështeten nga ministri i Drejtësisë Krenar Loga, i cili mendon se reklamat politike me pagesë nuk duhet të jenë barrë e shtetit.
Në mbledhjen e kryesisë u ra dakord që ky kod të shkojë në Kuvend përmes deputetëve, kështu që Ministria e Drejtësisë do t’ua dorëzojë versionin e punës të gjitha partive politike parlamentare. Përgjegjësinë për miratimin dhe përmbajtjen e Kodit Zgjedhor do ta kenë deputetët në Kuvendin e RSM-së, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë. Propozimi i Kodit Zgjedhor përmban 58 nene që do të kontribuojnë në forcimin e rolit të institucioneve përgjegjëse për zbatimin e dispozitave të këtij Kodi.