LajmeMaqedoni

Xhaferi: Nominimi im për kryeministër ka thyer tabutë në Maqedoni të Veriut

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, i cili është edhe i nominuar për kryeministër, ka thënë se pret që të votohet në mënyrë që të zbatohet marrëveshja mes partive politike që 100 ditëshi i fundit i qeverisjes para zgjedhjeve në vend t`i takoj faktorit politik shqiptar.

Xhaferi tha se me këtë është thyer tabuja e politikave etnike në Maqedoni dhe se është e mundur që shqiptarët një ditë ta kenë edhe postin e presidentit.

“Nën përkujdesje të faktorit ndërkombëtar është monitoruar marrëveshja e Prozhinos e cila u transformua në ndryshime ligjore dhe u sanksionua me ligjin për qeverinë e cila parasheh së që nga zgjedhjet e 2016 qofshin ato të parakohshme apo të rregullta, 100 ditë para zgjedhjeve duhet të ketë qeveri teknike. Pra besoj shumë që ky vendim të votohet në kuvend, sepse është vendim ligjor”, tha Xhaferi në një intervistë për RTK-në.

Sipas tij kjo do të bëhet që të mund shkohet në zgjedhjet e rregullta.

Ai foli edhe rreth mundësisë së kundërshtimit të partive të tjera në Maqedoni që të votohet, ai si kryeministër, Xhaferi thotë se nuk beson që do të dilet nga korniza ligjore, sepse zgjedhjet janë të rregullta.

“Shumica aktuale qeverisëse nuk ka problem me numrat kështu që besoj që edhe kjo do të kryhet. Në këtë kontekst nuk mund të bllokohet procesi dhe zbatimi i normave ligjore”, tha Xhaferi.

I nominuari për kryeministër të Maqedonisë së Veriut, tregoi edhe prioritetet e tij dhe për vizitën e parë në Prishtinë e Tiranë.

Show More

Related Articles

Back to top button