LajmeMaqedoni

Osmani: Bashkëpunimi multilateral, kyç në realizimin e të drejtave të njeriut

Temat e bisedës, siç thuhet, ishin përshtatja e organizatave multilaterale me sfidat aktuale të njerëzve si dhe intensifikimi i bashkëpunimit ndërmjet organizatave në rrethanat e reja gjeopolitike.

Bashkëpunimi multilateral është dëshmuar të jetë kyç në realizimin e të drejtave të njeriut në mbarë botën. Pikërisht ky bashkëpunim është bërë parakusht për misione të suksesshme komplekse paqeruajtëse, siç ishte evakuimi i fundit i realizuar me sukses i civilëve nga Gaza. Në emër të Ministrisë dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, një falënderim të madh për solidaritetin, bashkëpunimin dhe ndihmën kur kemi pasur më së shumti nevojë, përkatësisht gjatë evakuimmit të qytetarëve tanë nga Gaza, strehimit të tyre të përkohshëm dhe kujdesit shëndetësor në Egjipt dhe kthimin e tyre në vend”, tha Osmani në takim me Drejtorin e Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit, Poup.

Siç informoi MPJ, Osmani, në kuadër të ngjarjes së nivelit të lartë për shënimin e 75 Vjetorit të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, realizoi një sërë takimesh bilaterale me shefat e organizatave dhe agjencive më të rëndësishme ndërkombëtare: Drejtorët e Përgjithshëm të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Ejmi Poup dhe Tedros Adhanom, Komisionerin e Lartë për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, si dhe me Komisionerin e Lartë për Refugjatët, Filipo Grandi.

Në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së, Osmani theksoi se organizatat multilaterale janë të rëndësishme kur u shërbejnë njerëzve, kur janë shkaktarë të ndryshimeve pozitive në jetën e tyre. Ky ishte pikërisht qëllimi i kryesimit të sivjetshëm të Maqedonisë së Veriut me Organizatën.

“Dimensioni njerëzor ishte në fokus të kryesimit tonë. Njerëzit, pavarësisht se kush janë apo ku jetojnë, të gjithë kanë nevojë për të njëjtat të drejta themelore – paqe, mbrojtje, siguri dhe prosperitet”, tha Osmani.

Temat e bisedës, siç thuhet, ishin përshtatja e organizatave multilaterale me sfidat aktuale të njerëzve si dhe intensifikimi i bashkëpunimit ndërmjet organizatave në rrethanat e reja gjeopolitike.

Show More

Related Articles

Back to top button