LajmeRajon

Marrja në pyetje e Haxhi Shalës, deklarohet avokati i tij: Këto mund të jenë disa nga arsyet

Avokati Taulant Hodaj e ka lidhur marrjen në pyetje nga Gjykata Speciale e ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Haxhi Shala, me arrestimet e ish-kryetarit të Komunës së Malishevës dhe një tjetër shtetasi nga kjo komunë.

Komentet Hodaj i bëri përmes një lidhjeje në “Euronews Albania”, ku tha se megjithëse ende nuk dihen publikisht shkaqet e marrjes në pyetje dhe kontrolleve në shtëpinë e Shalës, besohet se ajo lidhet me këto 2 arrestime, të kryera në komunën prej nga vjen edhe Shala.

Ai shtoi se një arsye se përse ka kaq shumë bastisje nga “Specialja” në Kosovë është sepse shumë qytetarë nuk i dinë rregullat strikte të kësaj gjykate, e cila ndalon komunikimet dhe shkëmbimin e informacionit me të arrestuarit.

“Nuk e dimë publikisht ende, por ajo duhet të jetë një ndër arsyet pse është ndaluar. Para disa ditësh është arrestuar ish-kryetari i Komunës së Malishëvës, që vjen edhe zoti Shala. Është arrestuar edhe një person tjetër nga Malisheva dhe janë transferuar në Hagë.

Janë në paraburgim dhe pritet një aktakuzë. Ndoshta mosdija pasi shumë njerëz këtu nuk i dinë rregullat strikte që ka Gjykata Speciale, nuk duhet të komunikojnë, nuk duhet as të tentojë të flasë.

Kjo mund të jetë një ndër arsyet që ka kaq shumë bastisje, pasi nuk duhet të ketë komunikime apo interferime të tjera. Ndalimi apo arrestimi mund të bëhet vetëm me urdhër të prokurorit të specializuar.

Pastaj tranferimi në Hagë bëhet me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake”, tha Hodaj.

Show More

Related Articles

Back to top button