LajmeMaqedoni

Kovaçevski do të mbajë fjalim në konferencën “Transparencë dhe llogaridhënie: Çift i mrekullueshëm për kthimin e besimit në institucionet publike”

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në Shkup do të mbajë fjalim në konferencën “Transparencë dhe llogaridhënie: Çift i mrekullueshëm për kthimin e besimit në institucionet publike”, të organizuar nga Instituti për studime të komunikimit (ISK).

Siç paralajmëruan organizatorët, në konferencë do të ofrohen perspektiva të reja dhe qasje për rritjen e besimit në institucionet qeveritare, me fokus në transparencë dhe llogaridhënie në sundimin e së drejtës dhe korrupsionit.

“Transparenca dhe llogaridhënia e Qeverisë janë me rëndësi kyçe për besimin e qytetarëve në punën e saj. Kur qytetarët ndjejnë interakison më të afërt dhe lidhje me insticuonet, besimi ka tendencë të rritet. Në të kundërtën, kur ekzistojnë dyshime për përgjegjësinë e institucioneve, kjo çon drejt delegjitimit të tyre dhe zvogëlimit të besimit publik”, kumtuan nga IKS.

Përveç Kovaçevskit, fjalim në konferencë do të mbajnë edhe Methju Loson, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në vend. Pjesëmarrësit do të diskutojnë për përgjegjësinë e institucioneve qeveritare, kur jotransparenca dhe mosllogaridhënia sinjalizojnë korrupsion dhe për proaktivitetin e prokurorisë dhe gjyqësisë në zbulimin dhe ndjekjen penale të praktikave të tilla.

Konferenca organizohet në kuadër të projektit “Shfrytëzo fakte”, i cili është përkrahur nga Ambasada britanike në Shkup.

Show More

Related Articles

Back to top button