Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës në Hagë ka anuluar të gjitha seancat e parapara për këtë javë në rastin Thaçi dhe të tjerët.
Ekipi i Mbrojtjes së Kadri Veselit në fillim të seancës së sotme kërkoi shtyrjen e seancave për shkak të vdekjes së anëtarit të saj, Andrew Strong.
Trupi Gjykues e pranoi kërkesën dhe e anuloi pjesën tjetër të seancave të kësaj jave.
Gjykimi do të rinis pas pushimit dimëror, më 15 janar 2024.